Ministri i Infrastrukturës: Po i mirëmbajmë rrugët po duken të trishta pa njerëz, forca edhe pak

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abidixhiku ka njoftuar se kjo ministri është duke i pastruar dhe mirëmbajtur rrugët por sipas tij, këto rrugë janë të trishta pa njerëz në to.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, u ka uruar punë të mbarë punëtorëve si dhe rrugë të mbarë qytetarëve kur t’i kthehen këtyre rrugëve.

“E sado që i pastrojmë, mirëmbajmë e shenjëzojmë, ato duken të trishta pa njerëz në to. Forca edhe pak; kujdesuni për veten”, ka shkruar Abdixhiku.

RAPORTO