Ministri i Infrastrukturës: Nesër kthehen në Kosovë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nesër do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia.

Abdixhiku ka thënë se shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit.

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia”, ka shkruar ministri Abdixhiku në Facebook.

Po ashtu ai ka shkruar se: “Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”.

RAPORTO