Ministri i Financave në interpelancë për faljen e gjobave gjatë pandemisë

04.06.2021

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdimësi e asaj që u mbajt dje. Seanca e Kuvendit të Kosovë do të fillojë në orën 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës. Pika e parë do të jetë ajo e Propozim-vendimet për ndryshimin dhe […]

Ministri i Financave në interpelancë për faljen e gjobave gjatë pandemisë Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdimësi e asaj që u mbajt dje.

Seanca e Kuvendit të Kosovë do të fillojë në orën 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës.

Pika e parë do të jetë ajo e Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Ndërsa pika e dytë: Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Ndryshe për faljen e gjobave gjatë pandemisë, ditë më parë edhe Partia Socialdemokrate (PSD) ka organizuar një peticion qytetar, ky peticion ishte edhe në Komunën e Suharekës, ku edhe kryetari i kësaj komune kishte nënshkruar peticionin.