Ministri i Financave: Mund të ketë vonesa në pagesat e pakos emergjente

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë shifra për numrin e mundshëm të personave të punësuar që mund të jenë afektuar nga pandemia.

Bislimi, në “Debat Plus” ka thënë se ekonomia e Kosovës i ka 320 mijë të punësuar e që nga ta 85 mijë janë nga sektori publik.

Ministri në detyrë ka thënë se punëtorët dhe bizneset mund të kenë vonesa për marrjen e ndihmës nga pako emergjente.

“Mundet me pas vonesa për arsyeje se një pjesë e madhe e energjisë së Qeverisë është duke u shpenzuar në Parlament se kush ka të drejtë e kush jo.

Ne pakon kur e kemi dizajnu jemi takuar me përfaqësuesit e të gjitha bizneseve dhe sindikateve, kushdo që ka pasur interes të na ofroj këshilla për masat janë të mirëseardhur. Por ka këshillë qëllim mirë dhe qëllim keqe.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se deri më tani janë regjistruar mbi 1,000 punëtorë që nuk kanë qenë të regjistruar deri më tani.

RAPORTO