Ministri i financave kërkon ndihmën e komunave për të ndihmuar fëmijët që kërkojnë lëmosh

26.04.2021

Në seancën e sotme e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ndër tjerash është diskutuar edhe për fëmijët dhe të pastrehët e tjerë të cilët kërkojnë lëmosh dhe bëjnë punë të rënda. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj e ka pyetur Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin se si mund të ndihmohen […]

Ministri i financave kërkon ndihmën e komunave për të ndihmuar fëmijët që kërkojnë lëmosh Foto: Ilustrim

Në seancën e sotme e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ndër tjerash është diskutuar edhe për fëmijët dhe të pastrehët e tjerë të cilët kërkojnë lëmosh dhe bëjnë punë të rënda.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj e ka pyetur Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin se si mund të ndihmohen këta persona.

“Disa fëmijë dhe foshnje në duart e nënave gjysmë të zhveshur kërkojnë, e disa punojnë punë të rënda. A keni mundësi që në bashkëpunim me ministrat tjerë ta trajtoni këtë dukuri. Të merren masa adekuate”, ka thënë Kokaj.

Ndërsa, kësaj pyetje i është përgjigjur Murati i cili ka thënë se do të rriten investimet për strehimoret dhe organizatat joqeveritare të cilat merren me rastet e tilla, poashtu për këtë dukuri ka kërkuar edhe ndihmën e komunave të vendit.

“Njëra nga objektivat tona është luftimi i varfërisë dhe rritja e mirëqenies. Në këtë aspekt, ne si ministri mbështesim strehimoret dhe organizatat tjera joqeveritare që merren me raste të tilla sociale dhe qëllimi ynë është që ta përforcojmë këtë mekanizëm, të ketë edhe më shumë investim në këtë aspekt, ndihmuar edhe nga komunat”, tha Murati.