Ministri i Ekonomisë kërkon që në ditën e zgjedhjeve të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike

  • 20.01.2021
Ministri i Ekonomisë kërkon që në ditën e zgjedhjeve të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në detyrë, Muharrem Nitaj, ka takuar sot menaxhmentin e KEDS-it, ku ka kërkuar që në ditën e zgjedhjeve të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Nitaj kërkoi nga menxhmenti i KEDS-it që të ketë furnizim të mirë me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës gjatë këtyre ditëve, kur temperaturat kanë rënë nën zero.

“Po ashtu porosi e veçantë e ministrit Nitaj ishte që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë qendër të votimit gjatë 14 shkurtit, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare”, thuhet në një njoftim të ministrisë.


Menaxhmenti i KEDS-it e njoftoi Nitajn se situata më problematike mund të paraqitet në Komunën e Malishevës, si pasojë e problemeve të trashëguara më parë.

Nitaj kërkoi nga KEDS-i që paraprakisht të sigurohen mundësi alternative të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së votimeve në të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë.

“KEDS u zotua që do të bëjë çdo gjë që është e mundur që furnizimi me energji elektrike të mos mungojë gjatë ditës së votimit, ndërsa njoftuan që ekipet do të dalin në terren për të kontrolluar gjendjen e stabiliteteve teknike në objektet, të cilat do të jenë si qendra votimi”, thuhet në njoftim.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë