Ministri i Arsimit nuk e pranon vendimin për mbylljen e tre Universiteteve Publike

15.07.2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se çështjen e mbylljes së tri Universiteteve Publike, do ta adresojë në Qeveri. Kjo për faktin se pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen. Një vendim i tillë për mbylljen e këtyre tri universiteteve […]

Ministri i Arsimit nuk e pranon vendimin për mbylljen e tre Universiteteve Publike Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se çështjen e mbylljes së tri Universiteteve Publike, do ta adresojë në Qeveri.

Kjo për faktin se pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen. Një vendim i tillë për mbylljen e këtyre tri universiteteve është marrë sot nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Në mbledhjen e mbajtur sot është vendosur që të miratohet vendimi i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk e kanë të drejtën për të regjistruar studentë në këtë vit akademik.

Ministri i Arsimit në një konferencë për media ka thënë se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë shkresë lidhur me këtë vendim të Këshillit.

“Ky nuk është vendim i MASHT-it pasi agjencioni merr vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, ka thënë Bytyqi për gazetarët.

Ai tutje shtoi se kjo çështje do të adresohet edhe në Qeveri, pasi që ka kundërshtime të vendimit.

“Pasi që kemi një lloj kundërshtimi të vendimeve presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri”, ka thënë Bytyqi në fund të deklaratës së tij.

Kujtojmë se këto universiteti në qendra të ndryshme të Kosovës, u hapën në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës.