Ministri i arsimit e jep një lajm të mirë për studentët

25.12.2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bëri të ditur se të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët janë duke vijuar studimet e doktoratës në mes 500 universiteteve më të mira në botë, edhe studentët e Universiteteve të Kosovës kanë mundësi të marrin bursa në vlerë deri në 7500 euro. Shyqiri Bytyqi, ministër i […]

Ministri i arsimit e jep një lajm të mirë për studentët Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bëri të ditur se të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët janë duke vijuar studimet e doktoratës në mes 500 universiteteve më të mira në botë, edhe studentët e Universiteteve të Kosovës kanë mundësi të marrin bursa në vlerë deri në 7500 euro.

Shyqiri Bytyqi, ministër i arsimit, shkencës dhe teknologjisë e bëri të ditur këtë lajm përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook me anë të një shkrimi.

Bytyqi tregoi se kur e ka pranuar përgjegjësinë e tij për ta drejtuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ai kishte ndërmarrë disa veprime të ndryshme pozitive dhe disa politika i cili thotë se po prodhojnë rezultate shumë pozitive, dhe në mesin e tyre ai tha se janë edhe politikat në arsimin e lartë, Bytyqi shtoi se me fokus të veçantë ato zotimet që i ka bërë për mbështetjen e studentëve të dalluar përmes bursave.

MAShT, ka ndarë bursa për të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.