Ministri gjerman shkon në presidencë, e pret Osmani

05.02.2024

Presidentja Osmani ka pritur në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ministri gjerman shkon në presidencë, e pret Osmani Foto: Ilustrim

Pas takimit, Osmani dhe Pistorius do të dalin në konferencëtë përbashkët për media.

Ministri gjerman më pas do të takohet edhe me kryeministrin Kurti, më saktësisht në orën 12:30.

Ministrin Pistorius do ta presë në takim edhe ministri Ejup Maqedonci.

Takimi do të nisë në orën 13:30.

Ndërkaq në orën 15:00 Maqedonci dhe Pistorius do të  shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).