Ministri çek takohet sot me Osmanin, Kurtin e Bislimin

24.01.2024

Ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ministri Dvorak do të pritet në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Pas takimit ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin […]

Ministri çek takohet sot me Osmanin, Kurtin e Bislimin Foto: Ilustrim

Ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ministri Dvorak do të pritet në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Pas takimit ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak dhe zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.