Ministri Bytyqi tregon zgjidhjen për çantat e rënda të nxënësve

  • 12.04.2019, 22:31

Sipas Bytyqit nga viti i ardhshëm shkollor do të ketë lehtësim për nxënësit.

Çantat e rënda të nxënësve po konsiderohen si të rrezikshme për shëndetin e tyre, ka pasur edhe ankesa nga prindërit sa i përket kësaj dukurie.

Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, ka thënë se po punohet në këtë drejtim në mënyrë që nxënësve t’u evitohet ky problem.

“Hapi i parë që ne shohim si pozitiv do të jetë viti i ri shkollor 2019/2020 që presim të kemi tekste të reja …ndërsa hapi i dytë do të jetë për ato klasë të cilat nuk do të kenë tekste të reja këtë vit, atëherë do të kemi një metodë të orëve bllok, pra nuk do të mbajnë brenda ditës 7- 8 orë dhe t’i kenë 7-8 libra brenda çantës, por mund t’i kenë vetëm dy lëndë , pra të kemi nga tri orë brena ditës për një lëndë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se kjo është zgjidhje e përkohshme pasi që sipas tij zgjidhje afatgjate do të jetë mësimi tërëditor, që nënkupton se nxënësit nuk do të kenë nevojë t’i bartin librat fare. Sipas tij kjo do të merr kohë për t’u realizuar, vitin e ardhshëm pritet që të fillojë si pilot projekt në disa shkolla./21Media

Të tjera