Ministri Bytyqi paralajmëron ndëshkime nëse nuk kompensohen orët e humbura

15.03.2019

As kësaj radhe nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe vendim ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se vendimi për kompensimin e orëve të humbura nga greva në arsim duhet të qëndrojë në fuqi, raporton Ekonomia […]

Ministri Bytyqi paralajmëron ndëshkime nëse nuk kompensohen orët e humbura Foto: Ilustrim

As kësaj radhe nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe vendim ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se vendimi për kompensimin e orëve të humbura nga greva në arsim duhet të qëndrojë në fuqi, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi në Komisioni Parlamentar për Arsim, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se vendimi për kompensimin e orëve ishte një vendim i bazuat në udhëzimin administrativ të kësaj ministrie i cili i obligon të gjithë që ta zbatojnë.

“Ndoshta do ishte mirë të kthehemi në të kaluarën ta sqarojmë kompensimin e orëve këto orë të humbura janë si pasojë e grevës të organizuar nga SBAShK-u unë kam qenë në përkrahje të kësaj greve por në kundërshtim me orët e humbura. Kjo është një histori që na ka shkaktuar një dëm 3 javor dhe pas përfundimit të grevës ne si Ministri bazuar në udhëzimin administrativ në konsultim me të gjithë drejtorët kemi diskutuar ta gjejmë një mënyrë që dëmin e shkaktuar nga orët e humbura ta kompensojmë dhe pas diskutimesh të shumta kemi ardhur në këtë vendim që forma e shpërndarë 5 ditë në vikende dhe 5 ditë në pushimin pranveror ishte forma më e duhur që do ta mundte këtë dëm”, tha Bytyqi, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi tha se shumë komuna në Kosovë janë shprehur pro kompensimit të orëve, por disa njerëz në teren ju kanë bëra presione që të veprojnë kundër.

“Ne kemi marrë informacione pozitive nga shumë komuna të cilët tani do ta zbatojnë këtë vendim përkundër disa presioneve që kanë qenë në teren kundër zbatimit të këtij vendimi. Duhet që anëtarët e SBAShK-ut të kuptojmë se anëtarë të cilit sistem janë pasi ne s’mund të rrimë rahat që humbjet të cilat ua janë shkaktuar fëmijëve tanë të mos kompensohen. Ky vendim është mirëpritur nga shumë mësimdhënës edhe nga prindërit”, shtoi Bytyqi.

Bytyqi tha se SBAShK-u nuk është mbikëqyrës i arsimit dhe nuk mund të veprojë si të dojë ai, madje për çdo individ i cili bën presion për mos ta zbatuar vendimin e MAShT, ky dikaster do marrë edhe masa ndëshkuese ndaj tyre.

“Mendoj që MAShT ka vepruar në bazë të kompetencave që i ka dhe nuk mundemi që për zhurmat e grupeve të caktuara të o dëmtojmë nxënësit tanë. SBAShK-u nganjëherë po i tejkalon kompetencat e saj po del sikur të jetë një mbikëqyrës i arsimit dhe ai nuk është mbikëqyrës i arsimit. Ky vendim është shumë i drejtë dhe e ka obligim të zbatohet dhe individët të cilët e pengon këtë vendim ne do marrim masa ndaj tyre”, pohoi Bytyqi.

Ministri Bytyqi shtoi se SBASHK-u nuk është ai që merr vendime, pasi që këto janë kompetenca të MAShT-it.

“Nuk është SBAShK-u ai që duhet me marrë vendime, vendimet i marrim na e SBAShK-u e ka për obligim që t’i zbatojë ato. Po e përsëris ne do marrim masa ndaj të gjithë atyre që nuk e zbatojnë këtë vendim”, pohoi Bytyqi, raporton EO.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se presioni për mësimdhënësit po vjen pikërisht nga SBAShK-u.

“Ju si sindikatë keni qenë pjesë e punë në komisionin për Administratë ku ne nuk kemi qenë pjesë e atij komisioni. Në asnjë moment nuk është e shkruar më proces verbalet e këtij komisioni se ju nuk keni deklaruar nuk keni thënë qe mësimi klasor po diskriminohet. Ju gjatë gjithë kohës po jeni”, tha Haxhiu.

Pasi që fjala iu dha nënkryetares së SBASHK-ut, Vjollca Shalës, si shenjë pakënaqësie deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu lëshoi mbledhjen.

Ndërsa kryesuesi i komisionit, Ismajl Kurteshi, iu dha një rekomandim SBAShK-ut.

“Kërkoj që këtë javë mos të mbahet mësimi sindikata të takohet me këshillin drejtues dhe të marrin vendim dhe të bëjnë zgjidhje”, tha Kurteshi.