Milazim Lumi: Vendosja e kamerave nëpër qytet e ka përmirësuar dukshëm gjendjen e sigurisë

Në mbledhjën e parë të radhës për këtë vit anëtarët e KKSB-së në kryesimin e kryetarit Bali Muharremaj është diskutuar lidhur me sigurinë në Komunën e Suharekës.

Në pikën vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës së Suharekës, ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi.

Komandanti ka thënë se vendosja e kamerave nëpër qytet e ka përmirësuar dukshëm gjendjen e sigurisë, pasi permes tyre po na mundësohet identifikimi i kryersve të veprave të këqija.

Ndërsa në fund janë caktuar edhe disa konkluzione që kanë të bëjnë me bashkëpunim të ngusht në mes të policisë, Komunës, përkatsisht drejtorisë së Inspeksionit, drejtorisë së arsimit dhe të vet qytetarëve, për të parandaluar dukuritë negative.

RAPORTO