Milaim Zeka tregohet tejet human, ndihmon familje skamnore
- 21.11.2018

Ajo me tregoi qe djali i tyre u kamë ndal prej shkolles sepse nuk kishin kushte per me vazhdu shkollen fillore. Te dy femijet e medhenj biles dilnin naten me mbledh kanaçe neper konta te berllogut me mujt me e qit nai cent, madje edhe lemoshe kishin lyp naiher. Mesuesja Sherife Aliçkaj me kerkoi ta vizitoja familjen e Arjoles dhe te gjenim nje menyre qe ta ndihmonim.
Sebashku me nusen time e vizituam dhe vertete u shokuam. Familja me 6 persona, 2 prinderit dhe 4 femijet jetonin ne nje banese me qera pa asnje kusht minimal jetese. Muret e pa mallterisatuna, dritaret pa xhama, dyshemeja veç mbi dhe, as nxemje, as shtroje, as jorgan, as qebe, as dollap, asnje paisje e teknikes se bardhe, as boiler per uje te ngrohte, bash asgje. Sa per fillim ua bleme nje kamion me dru, bile me pas diçka me u nxeh ne ket te ftohte e me pas me cka me gatu, nese edhe kane çka me gatu se nuk vrejtem ushqim kerkah. Neser do ua dergojme edhe nje televizor, hatri i femijeve.
Te gjithe ju qe jeni zemermire, dhe qe keni mundesi, hajde t i ndihmojme keta njerez. T i bejme te lumtur keta femije!
Faleminderit