I ftuar në T7 deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-gazetari, Milaim Zeka si zakonisht ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj politikës aktuale në Kosovë.
Ai ka shtuar se ne çdo ditë po pjellim ide të reja patriotike ndërsa në anën tjetër rinia e Kosovës po ik.
I pyetur për krijimin e një partie të re Zeka e ka konfirmuar se së shpejti do ta formojë partinë e tij ku si ide ka ardhur pas një turni të mbajtur në Kosovë dhe diasporë.
Në partinë e tij nuk do të ketë vend për ata që kanë qenë pjesë e partive të tjera dhe kanë pasur pozita dhe se dera e partisë sē tij do të jetë e hapur për diasporën.