Deputeti i njohur kosovar, Milaim Zeka edhe njëherë ka folur për Gjykatën Speciale.

Ai në një intervistë të dhënë për emisionin “Frontal” në Televizionin T7 ka theksuar se kjo Gjykatë do të niset nga zingjiri komandues.

Kjo gjykatë poashtu sipas tij do të merret me vrasjet që janë kryer pas luftës ndaj shqiptarëve.

Ai ka treguar se në bazë të informacioneve të tij të sigurta edhe Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale por nuk e ka bërë publike.