Mikrobiologu Raka: Virusi është mes nesh, hapja të bëhet gradualisht

Mikrobiologu Lul Raka ka qenë i ftuar në emisionin #gjesi në T7 ku ka folur për situatën aktuale që Kosova po kalon në luftën kundër pandemisë.

Raka ka deklaruar se jemi në një fazë ku duhet që të ndryshohet stili i jetës, ku e jashtëzakonshmja duhet të duket e zakonshme.

Po ashtu ai ka deklaruar se hapja duhet të bëhet gradualisht.

“Tash jemi me një fazë ku e kemi kuptu që virusi do të jetë dhe është ende këtu pari, dhe do të duhej ne ta ndryshojmë dhe stilin e jetës, dmth siç e kam thënë e jashtëzakonshmja duhet te na duket e zakonshme, pra të bashkëjetojmë me virusin, por gjithsesi ti respektojmë masat të cilat duhet me vazhdu. Kryefjala është distancë sociale dhe përdorimi i maskave ose mbulesave dhe higjiena e duarve gjithashtu”, thotë Raka.

Mikrobiologu shton se duhet të qëndrojmë mbyllur apo të respektojmë rregullat për higjienë.

“Prandaj kjo besoj do të bëhet pjesë rutinore e përditshmërisë sonë, dhe kuptohet se në fazën në të cilën kemi qenë nuk kemi pasur ndonjë alternativë tjetër, por ne duhemi me u mbyll deri sa te gjejmë vaksinën por jeta vazhdon dhe duhet me gjet një far modusi, në mënyrë që edhe ekonomia të vazhdojë edhe të përmbushet edhe ajo komponenta tjetër, ajo komponenta e tretë e cila është të drejtat e njeriut, prandaj këtu është një farë trekëndëshi në të cilin është e vështirë me e gjet bilancin, por kryefjala është shëndeti i qytetarëve, jo veç Kosova por edhe shtetet tjera të cilat kanë marrë këto masa mendoj se e kanë arrit qëllimin kryesor”, tha ai, raporton Express.

“Qëllimi kryesor ka qenë të mos tejkalohen kapacitetet shëndetësore nëpër secilin shtet, për veti e kemi këqyr, kapacitetet shëndetësore në Kosovë janë më të ulta krahasu me shtete e zhvilluara, edhe na as ne ëndërr smujm me pa kapacitetin e Gjermanisë i cili është shembull në Evropë po edhe në botë. Prandaj duke i ditë kapacitetet tona, masat restrektive që janë marrë e kanë arsyetu veten dhe kanë tregu që në këtë fazë kanë qenë të pa zëvendësueshme”, ka thënë ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.