Mikrobiologu Raka: Jemi në udhëkryq të betejës me COVID-19, ne nuk do t’iu lëmë vetëm

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve në 79 mbrëmë, tregon se vendi ndodhet në udhëkryq të betejës me koronavirus.

Ai përmes një postim në Facebook ka shkruar se këta numra do të ndikojnë më shumë se thirrja e vazhdueshme “rri n’shpi” që qytetarët të kenë më shumë kujdes.

“Po e lëmë pas një muaj të përballjes me virusin, përfshirë edhe ‘dy javët e mia’. Ato, në fakt ishin dedikuar vetëm për juve dhe ishin rasti i parë vendimtar për t’ia prerë kokën virusit. E kuptoj shqetësimin Tuaj dhe po ashtu edhe fyerjet, talljet dhe kërcënimet e atij dyjavëshi. I kuptoj edhe disa gazetarë, të cilët, megjithatë kanë një dozë pak më të madhe të përgjegjësisë në mjedisin dhe kohën që po e përjetojmë. Nuk e kam ndërmend të merrem me analizën e injorimit të rrezikut, grumbullimeve familjare, tubimeve ilegale dhe kolonave të automjeteve nëpër pika turistike”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Raka ka thënë se sistemi shëndetësorë nuk di t’i lë vetëm qytetarët.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

“Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm. Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Shëndeti Juaj dhe i Familjeve Tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë”, ka shkruar ai.

RAPORTO