Mijëra tonë mish i prishur u asgjësuan për 3 muaj

  • 06.04.2019, 13:25

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë dyshime në cilësinë e mishit që konsumojnë, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK) garanton se mishi dhe nënproduktet e tij, që importohen dhe konsumohen në Kosovë, janë të sigurta.

Por përkundër kësaj që thuhet nga AUVK vetëm brenda tre mujorit të parë të këtij viti rreth 30 mijë tonë mish është asgjësuar.

Rasti më i freskët është i Prizrenit ku inspektorët konfiskuan 500 kilogramë mish me afat të skaduar po bëheshin gati për tu shitur për konsum në Prizren nga rrjeti i supermarketeve ‘Super Viva’, kurse edhe në muajin shkurt në Pejë u konfiskuan 1 mijë e 600 kilogramë mish.

E duke parë këtë gjendje qytetarët po shprehin shqetësimet e tyre për sigurinë dhe cilësinë e mishit që ata po e blejnë, transmeton RTV21.

Xhemile Kutleshi ka dyshime të mëdha për mishin që e konsumojnë.

Ajo thotë se nuk kanë siguri për blerje as në thertore dhe as nëpër marketet e mëdha.

“Siguri nuk ka hiq…As nuk po je i sigurt me ble nëpër thertore, as nëpër markete”, thotë ajo.

Edhe qytetari Remzi Muçolli shprehet se mishi në Kosovë nuk ka kualitetit, prandaj edhe në familjen e tij e kanë reduktuar konsumimin e mishit.

“Në përgjithësi e tërë sasia e mishit që konsumohet nuk i përgjigjet kualitetit së pari për prejardhjen e tij ne nuk dimë, këtë po e them për shkak se edhe përpara shumë sasi të mishit kanë ardhur prej Brazilit, prej vendeve të Amerikës Jugore dhe ka ndodhur që të mos jenë të kualitetit të duhur….Kurfarë sigurie nuk kemi me të thënë të drejtën shumë pak edhe kemi filluar personalisht për konsumim të mishit”, thotë ky qytetar. Për cilësinë e mishit që po konsumohet në Kosovës ka folur edhe profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Afrim Hamidi i cili thotë se do të ishte mirë që të ketë kontroll më të mira çoftë të mishit të importuar apo atij vendor.

Teknologu i ushqimit konsideron se cilësia e mishit po përshtatet me standardin ekonomik të Kosovës.

Si defekt ai e konsideron edhe zinxhirin e ftohjes, teksa thekson nevojë për shtim të inspektorëve veterinerë.

“Edhe mishi që prodhohet tek ne në bazë ditore nëse ne nuk e ftohim shumë shpejt vjen deri tek ftohja e mishit mendoj që është edhe një aspekt praktik shumë i rëndësishëm të cilin duhet pak a shumë edhe prodhuesi, thertorja me aplikua me ftoh mishin shumë shpejt …06’50Pak inspektor veterinar janë të involvuar në këtë çështje mendoj që shteti jonë duhet me pas pak kujdes, me e nda një buxhet të madh, me punësua inspektor veterinar sepse realisht janë në numër shumë të paktë”, deklaron Hamidi.

E përkundër konfiskimeve të shumët të mishit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit deklarojnë për kp, se mishi që importohet në Kosovë është i sigurt.

Zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi thotë se nga sektori veterinar janë konfiskuar dhe asgjësuar vetëm brenda 3 muajve të këtij viti mbi 30 mijë kilogramë produkte të mishit.

Ai deklaron se viteve të fundit ka një rritje më të madhe të blerjeve të mishit në vendet e Bashkimit Evropian. “Mish i prishur nuk lejojmë me hy në vendin tonë, gjithmonë kur një ngarkesë kontrollohet aty garantohet që produkti që lejohet me hy është produkt i sigurt. Të gjithë e dinë që produktet kanë afat të qëndrueshmërisë të caktuar, përveç afatit të qëndrueshmërisë ato duhet të ruhen në kushte adekuate në kushte frigorifike dhe mund të ketë edhe kontaminim të produktit, apo prishje të produktit si pasojë e mos ruajtjes adekuate, apo skadimit të datës brenda sa i përket kontrollit ne nuk lejojmë që një produkt i dyshimtë të hyjë në vendin tonë dhe kudo që ne hasim produkte që nuk plotëson kushtet për konsum ne menjëherë e konfiskojmë atë produkt”, shprehet Thaçi.

Të tjera