Mijaçiq: BE-ja ka humbur kapacitetin për të organizuar një takim trepalësh në Bruksel

para 14 dite

Koordinatori i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, thotë se dialogu u ndal para së gjithash për shkak të vizionit të ndryshëm se çfarë pritet prej tij në Prishtinë, Beograd dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Mijaçiq: BE-ja ka humbur kapacitetin për të organizuar një takim trepalësh në Bruksel Foto: Ilustrim

Siç tha ai, vitin e kaluar u arrit një pikë kthese, pra arritja e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Pritej që të ishte një marrëveshje në kohën e Kurtit dhe Vuçiqit dhe të sillte stabilizim të mundësive deri në hyrjen e rajonit në BE. Ideja ishte që të zgjidhen çështjet themelore, të zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Mijaçiq në panelin “Ngërçi në dialogun e Brukselit – çfarë po pengon përparimin në negociatat Kosovë-Serbi”.

Siç shton ai, fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur për arsye të ndryshme, në radhë të parë për vizione të ndryshme dhe pozicionime të ndryshme strategjike.

“Më pas u fut në punët operative, veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës në vazhdimësi për disa vite dhe ekzistimi i pafuqisë për t’iu përgjigjur atyre dhe në atë proces vetë dialogu erdhi deri në atë pikë sa që as negociatorët kryesorë nuk takohen më. BE-ja ka humbur kapacitetin për të organizuar një takim trepalësh për të rënë dakord për zbatimin e asaj për të cilën janë marrë vesh”, tha Mijaçiq.

Mijaçiq thekson se nuk do të ketë negociata për zgjidhje të reja.

“Marrëveshja për rrugën e normalizimit do të jetë e vlefshme për një periudhë të gjatë kohore, por dialogu do të zhvillohet në periudhën në vijim për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Është një marrëveshje që nuk është gjë tjetër veçse njohje”, tha Mijaçiq, duke shtuar se do të jetë e vlefshme për 10 vitet e ardhshme.