Migrimi e korrupsioni bllokojnë vizat në Këshillin e BE-së

  • 29.03.2019, 9:43

Parlamenti Evropian edhe njëherë votoi në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Deputetët evropianë votuan me 331 vota për, 126 kundër dhe 12 abstenime.

Por, çështja ka ngecur tek Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, sepse disa shtete kanë shprehur shqetësime për migrimin ilegal dhe luftën kundër korrupsionit që nuk po luftohet në këtë drejtim nga liderët shtetërorë të Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova po bllokohet pa ndonjë arsye, si dhe ajo kritikoi vendimmarrësit e institucioneve të BE-së për mospërmbushjen e asaj që ua kanë premtuar kosovarëve.

Po ashtu edhe Komisionari për Migrim, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, dhe se i ka përmbushur të gjitha kriterët.

Sipas Emrush Ujkani, Njohës i integrimeve evropiane, këto ngecje për liberalizimin e vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropian janë politike.

Të tjera