Mësimdhënësi nga Prishtina akuzohet për përdhosje të simboleve kombëtare shqiptare

para 18 dite

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër mësimdhënësit Muhamed Hajredinaj, i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare shqiptare.

Mësimdhënësi nga Prishtina akuzohet për përdhosje të simboleve kombëtare shqiptare

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve dhe analizës së tyre, është vërtetuar se i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, ka ndërmarrë veprime konkrete gjatë festimit të ditës së flamurit kombëtar.

Konkretisht, i pandehuri akuzohet se publikisht ka përdhosur simbolet kombëtare shqiptare, duke përfshirë flamurin kombëtar dhe plisin. Me këto veprime, Prokuroria Speciale e ngarkon Muhamed Hajredinajn me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, duke marrë parasysh pozitën e të pandehurit si mësimdhënës dhe rëndësinë e simboleve kombëtare për identitetin e vendit. Pritet që Gjykata Themelore në Prishtinë të shqyrtojë aktakuzën dhe të zhvillojë procesin gjyqësor në lidhje me këtë çështje.

Etiketat

Ofertat e fundit