Në këtë raund, gjithsej 325 ligjvënës votuan pro Merz, duke e kaluar pragun e nevojshëm prej 316 votash.
I pyetur nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, nëse e pranonte rezultatin dhe rolin, Merz u përgjigj: “Zonja Presidente, ju falënderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen.”
Më herët, 69-vjeçari u bë kancelari i parë i supozuar që dështoi në raundin e parë të votimit, një ngjarje unike në historinë e Gjermanisë. Me 310 vota pro, atij i mungonin gjashtë vota për të arritur shumicën e nevojshme.
Ai bëhet kancelari i dhjetë i Gjermanisë pas Luftës dhe kancelari i gjashtë nga radhët e Unionit Kristian Demokrat (CDU).