Merret vendim që 100 prokurorët e angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit të kompensohen me nga 50 euro

22.10.2019

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, në këtë ditë zgjedhjesh ishin të angazhuar edhe 100 prokurorë. Ndërsa sot gjatë një mbledhje nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) u aprovua kërkesa e Koordinatores Nacionale për Zgjedhjem Laura Pula, ku kjo kërkesë ka të bëjë me kompensimin e […]

Merret vendim që 100 prokurorët e angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit të kompensohen me nga 50 euro Foto: ????????????????????????????????????

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, në këtë ditë zgjedhjesh ishin të angazhuar edhe 100 prokurorë.

Ndërsa sot gjatë një mbledhje nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) u aprovua kërkesa e Koordinatores Nacionale për Zgjedhjem Laura Pula, ku kjo kërkesë ka të bëjë me kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës të angzhuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Por në këtë mbledhje u bë e ditur se në këtë fazë nuk kanë buxhet, këtë e tha kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, i cili tha se edhe pse nuk ka buxhet tani, por që të angazhuarit duhet që të kompensohen në bazë të ligjit.

“Ju njoftojmë se mjete aktualisht nuk ka, mirëpo le të jetë një vendim i cili në rast se në të ardhmen KPK ka mjete, atëherë me i këta që kanë punuar në formë të kujdestarisë, që është krejt ligjore jashtë orarit”, tha Hyseni, raporton arbesh.info

Por, 100 prokurorët të cilët u angazhuan për të kujdestaruar gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, do të kompensohen me një shumë simbolike prej 50 eurosh.

“Kompensimi i stafit civil është i rregulluar me ligj, mjete nuk ka, por le të marrim një vendim që nëse në të ardhmen KPK-ja ka mjete atëherë ata do kompensohen. 50 euro për secili të angazhuar”, u shpreh ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 6 tetor  ishion të angazhuar 100 prokurorë kujdestarë në 38 komuna të vendit.