Merkeli ‘Kosovë ndale luftën e tregut me Serbinë’

29.11.2018

Kancelarja Angela Merkel ka bërë të ditur se ajo çfarë po ndodh mes dy shteteve Kosovë dhe Serbi është një gjest jo i mirë edhe nga ana e Kosovës edhe nga ajo e Serbisë, ajo tha se Kosova duhet ta ndalë luftën e tregut me Serbinë, ajo tha se do të ketë tensione të reja […]

Merkeli ‘Kosovë ndale luftën e tregut me Serbinë’ Foto: Ilustrim

Kancelarja Angela Merkel ka bërë të ditur se ajo çfarë po ndodh mes dy shteteve Kosovë dhe Serbi është një gjest jo i mirë edhe nga ana e Kosovës edhe nga ajo e Serbisë, ajo tha se Kosova duhet ta ndalë luftën e tregut me Serbinë, ajo tha se do të ketë tensione të reja në Ballkan, të cilat bllokojnë pajtimin mes dy shteteve.

Steffen Seibert theksoi se Gjermania e preferon që Serbia ta lejonte shtetin e Kosovës të anëtarësohej në INTERPOL, po ashtu gazetarët e pyeten ‘Se çfarë mendimi keni për taksën ndaj Serbisë?’ – “Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert gjatë një konference për media të mërkurën në Berlin, shkruan ‘Bloomberg’.
Zëdhënësi i qeverisë së Merkelit tha se “Të dyja palët duhet të kthehen shpejt në dialog për shkak të marrëveshjes mes dy shteteve për pajtim dhe mirësjellje”.