Merkel e bind Haradinajn: Taksa mund të hiqet, kemi humbur shumë kohë në dialog

Kryeministri Ramush Haradinaj pas kthimit nga Berlini, ka pranuar se në Berlin është diskutuar edhe pezullimi i taksës si mundësi për të vazhduar përpara në dialog.

‘Është diskutu cështja e veprimeve që ka ndodhë. Inteproli taksa, etj. Dhe domsdoshëmria e për vazhdimin e dialoguit. Bindja ime është se taksa mund të heket ose suspsendohet nëse bëhet një marrvëeshje një kufijtë kundërshtues’, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj tregoi edhe se tani Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në.

‘Mund t’ju them se nga zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në. Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit etjerë.

Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë. Samiti i Parisit, ju siguroj se askush nuk mund ta drejtojë gishtin kah Kosova’, ka thënë Haradinaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.