Merkel do ti kërkojë Haradinajt heqjen e taksës 100%

Pas samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave, ku temë qendrore e këtij takimi pritet të jetë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Blic.

Për këtë, gazetari i DW-së, Bahri Cani ka thënë se sipas informacioneve takimi Merkel- Haradinaj do të zgjasë rreth një orë ku temë diskutimi, përveç dialogut, do të jetë edhe taksa 100% si dhe përgatitjet për Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

“Sipas informacioneve ky takim do të zgjasë një orë përafërsisht dhe temë kryesore do të jetë dialogu Kosovë- Serbi dhe raportet Kosovë- Gjermani si dhe përgatitjet për Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik”, tha ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.