Mërgimtari nga Prizreni humb jetën në një aksident në Serbi, po kthehej në Austri

  • 13.01.2019
Mërgimtari nga Prizreni humb jetën në një aksident në Serbi, po kthehej në Austri

Mërgimtari kosovar, Ali Krasniqi ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë.

Sipas informatave lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus.


Ali Krasniqi për disa vite rresht ka punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në Prizren. Familja e nisën për gurbet, por pak orë më vonë morën lajmin e rëndë se djali i tyre u aksidentua për vdekje, shkruan Express.

Shumë familjarë e miq të viktimës kanë shkruar në Facebook për të, duke e përshkruar si person të mirë e atdhetarë.

“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që e deshe aq shumë”, ka shkruar një nga shokët e viktimës në Facebook.

Mësohet se dy nga të lënduarit në këtë aksident po trajtohen në një spital të Beogradit.

Në vitin që e lam pas, rastet si i këtij mërgimtarit kanë qenë të shumta. Kujtojmë se në një aksident të rëndë trafiku në Duhël të Suharekës është shuar komplet një familje pesanëtarëshe që kishte ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë. Jetën e ka humbur edhe një mërgimtar në një autostradë të Hungarisë që po vinte nga Evropa për ta martuar djalin në Kosovë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë