Mërgimtarët që vijnë nga vendet me risk të lartë duhet të kenë test negativ për COVID-19 ose të vet-izolohen për 7 ditë

12.11.2020

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja anti-COVID, zbatimi i të cilave do të nis të premtën në ora 18:00. Qeveria ka miratuar një sërë masash të përgjithshme të cilat vlejnë për të gjithë territorin e Kosovës dhe masa për komunat të ndara në tri grupe në bazë të […]

Mërgimtarët që vijnë nga vendet me risk të lartë duhet të kenë test negativ për COVID-19 ose të vet-izolohen për 7 ditë Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja anti-COVID, zbatimi i të cilave do të nis të premtën në ora 18:00.

Qeveria ka miratuar një sërë masash të përgjithshme të cilat vlejnë për të gjithë territorin e Kosovës dhe masa për komunat të ndara në tri grupe në bazë të rasteve aktive.

Ndër masat e përgjithshme të miratuara nga Qeveria e Kosovës në pikën 1.9 thuhet se bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS ose të vetë-izolohen për 7 ditë në mungesë të testit RT-PCR.