Mërgimtarët po vijnë, kolona deri në 50 metra në pikat kufitare

14.02.2021

Interesimi i madh për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka bërë që në pikat kufitare të Vërmicës dhe Merdares të ketë kolona deri në 50 metra. Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Për të hyrë në pikën […]

Mërgimtarët po vijnë, kolona deri në 50 metra në pikat kufitare Foto: Ilustrim

Interesimi i madh për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka bërë që në pikat kufitare të Vërmicës dhe Merdares të ketë kolona deri në 50 metra.

Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Për të hyrë në pikën kufitare në Vermicë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin 5 minuta.

Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Merdare.