Qendra për Menaxhim Kufitar Mërgimtarët po presin mbi një orë për të hyrë në Merdare

Me rastin e festave të fundvitit bashkëatdhetarët nga vende të ndryshme të botës i’a kanë mësyer të vijnë në Kosovë, por në kufirin Merdare janë duke pritur mbi një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdare mërgimtarët po presin mbi 1 orë e 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalur nga Kosova duhet të prisni 3 deri në 5 minuta.

Po ashtu pritje ka edhe në kufirin në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovës përmes këtyre vendkalimeve kufitare duhet të pritni deri në 30 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, pikat tjera kufitare janë të lira dhe se dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.