Mërgimtarët nga Gjermania dhe Zvicra dërguan më së shumti para në Kosovë

04.07.2020

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19. Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka […]

Mërgimtarët nga Gjermania dhe Zvicra dërguan më së shumti para në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj.

Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në 3 muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt dhe mars) në Kosovë nga diaspora janë ardhur 187.3 milionë euro.

Sipas të dhënave nga 187.3 milion euro të dërguara nga diaspora, nga Gjermania janë dërguar 42.4% e mjeteve, nga Zvicra 20.8%, SHBA 7.3 %, Italia 4.4%, Austria 4.1%, Belgjika 2.2% etj.