Mërgimtarët lëshojnë Kosovën, ky është fluksi në pikat kufitare në Kosovë

Mërgimtarët lëshojnë Kosovën, ky është fluksi në pikat kufitare në Kosovë
Çlirim Gashi

29.08.2019 / Lajme

Në këtë javë shumë mërgimtarë kthehen për në vendet e Europës nga Kosova. Mirëpo tek ata po shfaqen problem pasi po bllokohen në kufij, ku fluksi madh po është nëpër kufijtë e Kosovës.

Pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë nuk kanë të ndalur.

Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare.

Sipas këtyre statistikave, pritja më e madhe është në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Atje qytetarët janë duke pritur mbi 2 orë e gjysmë apo 150 minuta dhe kolona ka arritur afër 1 kilometër.

Edhe në Mutivodë në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në 1 orë dhe kolona është e gjatë 150 metra.

Fluks të veturave ka edhe tek Dheu i Bardhë, ku edhe aty qytetarët duhet të presin 1 orë.

RAPORTO