“Mërgimtarët janë bekim për vendin, por duhet të ketë kontrolle të shtuara për situatën me COVID”
- 23.12.2021
- 0 komente
Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e radhës.

Me këtë rast kryeministri Kurti ka shprehur ngushllëime për të gjithë jetët e humbura nga virusi COVID-19, duke shtuar se numri i rasteve të infektimeve dhe vdekjeve në vendin tonë së fundi ka pasur rënie të theksueshme.
Kurti ka shtuar se mërgata janë bekim për vendin dhe se i urojmë mirëseardhje, por duhet të ketë kontrolle të shtuara për situatën me COVID.
“Tashmë e gjithë bota po kalon një valë të re të COVID-19 me variantin Omicron, duhet të jemi vigjilent me masa dhe kujdes, por duke u vaksinuar edhe me të tri dozat për të dëshmuar se imunitetin e kemi të bollshëm për të parandaluar virusin.
Mërgata jonë veçse është nisur dhe i urojmë mirëseardhje. Ata janë bekim për vendin dhe ringjallje për ekonominë, por pamë se gjatë verës se me qarkullim masiv rritet probabiliteti që situata të dalë nga kontrolli”, tha Kurti.
“Organizimet familjare dhe tubimet shumëfishohen dhe kësaj radhe do të kemi kontrolle të shtuara, sepse na duhet kujdes i shtuar.Këto kontrolle dhe masa do të jenë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik. Përkundër pandemisë ky vit ka qenë i suksesshëm për qytetarët.”, shtoi ai.
Leave a Reply