Mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes, kolona deri 15km në kufirin Austri-Slloveni

25.07.2020

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, mërgimtarë të shumtë që kanë marr rrugën për në vendlindje kanë pritur me orë të tëra në vendkalimin kufitar me Slloveninë. Përpara tunelit Karawanken (A11) në Carinthia, trafiku u nda në blloqe për shkak të tunelit me një korsi dhe kontrolleve kufitare sllovene përpara tunelit. Rreth […]

Mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes, kolona deri 15km në kufirin Austri-Slloveni Foto: Ilustrim

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, mërgimtarë të shumtë që kanë marr rrugën për në vendlindje kanë pritur me orë të tëra në vendkalimin kufitar me Slloveninë.

Përpara tunelit Karawanken (A11) në Carinthia, trafiku u nda në blloqe për shkak të tunelit me një korsi dhe kontrolleve kufitare sllovene përpara tunelit.

Rreth orës 9 të mëngjesit, gjatësia e kolonës së veturave për të hyrë në Slloveni arriti rreth 15 kilometra, pothuajse afër hyrjes në Villach. Udhëtimi zgjati disa orë, transmeton SuharekaOnline.

As situata para vendkalimit kufitar Spielfeld (A9) në Styria nuk ishte më e mirë. Këtu kolonat e krijuara ishin të gjata rreth dhjetë kilometra për shkak të kontrolleve, dhe pritjet zgjatnin të paktën 1orë e 50 minuta.

Nga mediat austriake po preferohet që të shfrytëzohen edhe rrugët alternative përmes vendkalimeve më të vogla kufitare, siç është Wurzenpass.

Edhe në kufirin Kosovë – Serbi në Merdare janë vërejtuar kolona deri në 200m dhe pritjet deri në 60 minuta.