Tri kilometra Mërgimtarët ia mësyejnë Kosovës, rikthehen kolonat e gjata

Festat e fundvitit kanë kthyer kolonat dhe pritjet e gjata në kufijtë e Kosovës. Shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë atdheut kryesisht përmes pikave kufitare me Serbinë, teksa kolonat në këtë pjesë kanë shkuar deri në tri kilometra.

Kështu thuhet në të dhënat e orës 10:00, të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Po ashtu kolona ka edhe në pikat kufitare të tjera si në Dheu i Bardhë, Vërmicë, Jarinje e shumë kufi të tjera.

Nga dita e shtunë pritjet në kufijtë e Kosovës janë zgjatur nga 30 minuta deri në gjashtë orë për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve, që janë nisur drejt vendit.

Po ashtu vlen të theksohet se kolona është stërzgjatur deri në tri kilometra.

Vetëm në Merdarë gjatë ditës së djeshme pritjet në kufij kanë shkuar deri në gjashtë orë, sipas matjes së bërë në orën 14:00. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, kolonat në këtë pikë kufitare kanë shkuar deri në tri kilometra, gjë e cila bëri që shumë mërgimtarë të mbesin me orë të tëra në veturat e tyre pa hyrë në territorin e shtetit amë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.