Mërgimtarët drejt Kosovës, në të gjitha pikat kufitare vetëm 3-5 minuta pritje

18.12.2020

Mërgimtarët që ia kanë mësyer Kosovës për festat e fundvitit, mund të kalojnë lirshëm në pikat kufitare, pasi që deri më tani nuk ka kolona. Në të gjitha vendkalimet kufitare hyrja-dalja mund të bëhet për 3 deri në 5 minuta. Në vendkalimet kufitare si: Gllaboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani […]

Mërgimtarët drejt Kosovës, në të gjitha pikat kufitare vetëm 3-5 minuta pritje Foto: Ilustrim

Mërgimtarët që ia kanë mësyer Kosovës për festat e fundvitit, mund të kalojnë lirshëm në pikat kufitare, pasi që deri më tani nuk ka kolona.

Në të gjitha vendkalimet kufitare hyrja-dalja mund të bëhet për 3 deri në 5 minuta.

Në vendkalimet kufitare si: Gllaboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë, Muçibabë, Dheu i Bardhe dhe Merdare në këto momente nuk ka asnjë kolonë.

Ndërsa bashkatdhetarët që vijnë nga zonat që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të kenë testin negativ për COVID-19.

Shtetet që Kosova i konsideron me rrezikëshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria.