Merdarë, mbi tri orë pritje për të dal nga Kosova

Bashkatdhetarët tanë pas pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi në Merdare po presin me orë të tëra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit bashkatdhetarët po presin deri në tri orë e gjysmë për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 10 minuta.

Kolonat në dalje të Kosovës janë deri 1100 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për kartonin e gjelbërm pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kartonin e gjelbër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.