Lajme

Merdare, deri tri orë pritje në dalje nga Kosova

Mërgimtarët që i kanë kryer pushimet në Kosovë dhe po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare të Merdarës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri tri orë.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, në Vermicë pritjet janë deri në gjysmë orë ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 10 minuta.

Pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara, dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimumi 10 minuta.

Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri 40 minuta.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje
(min)
Dalje
(min)
Kolona (metra)
Hyrje
Kolona (metra)
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0505-1000100
Hani i Elezit03-1003-102000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë15-2040100200
Merdare  05-10140-180501000
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.