Merdarë, bashkatdhetarët presin deri tri orë për të hyrë në Serbi

19.08.2020

Bashkatdhetarët tanë pas pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi në Merdare po presin me orë të tëra. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit bashkatdhetarët po presin deri në 160 minuta për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet […]

Merdarë, bashkatdhetarët presin deri tri orë për të hyrë në Serbi Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët tanë pas pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi në Merdare po presin me orë të tëra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit bashkatdhetarët po presin deri në 160 minuta për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 5 minuta.

Kolonat në dalje të Kosovës janë deri 900 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për kartonin e gjelbër pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kartonin e gjelbër.