Mengjesi i ftohtë, gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 9 gradë

07.01.2023

Mot i qëndrueshëm po parashihet të mbretëroj edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Kryesisht me kthjellime e diell, orëve të mëngjesit me ngrica, ndërsa në ultësira me kushte për mjegull apo mjegullinë. Për të shtunën parashikohet që mëngjesi të jetë i ftohtë dhe mundësi për mjegull, ndërkaq gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Temperaturat […]

Mengjesi i ftohtë, gjatë ditës temperaturat shkojnë deri në 9 gradë Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Mot i qëndrueshëm po parashihet të mbretëroj edhe përgjatë ditëve të fundjavës.

Kryesisht me kthjellime e diell, orëve të mëngjesit me ngrica, ndërsa në ultësira me kushte për mjegull apo mjegullinë.

Për të shtunën parashikohet që mëngjesi të jetë i ftohtë dhe mundësi për mjegull, ndërkaq gjatë ditës do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-17 km/h.