Menaxhimi i pandemisë COVID-19, komunave do të i’u shpërndahen 10 milion euro

14.08.2020

Me lobimin, avokimin dhe bashkëpunimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Komunat e Kosovës përfitojnë 39 milion euro shtesë. Nga kjo shumë, 10 milion euro i’u shpërndahen Komunave përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal si mbështetje për për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Shpërndarja e këtyre mjeteve […]

Menaxhimi i pandemisë COVID-19, komunave do të i’u shpërndahen 10 milion euro Foto: Ilustrim

Me lobimin, avokimin dhe bashkëpunimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Komunat e Kosovës përfitojnë 39 milion euro shtesë.

Nga kjo shumë, 10 milion euro i’u shpërndahen Komunave përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal si mbështetje për për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Shpërndarja e këtyre mjeteve tek komunat do të bëhet në proporcion me numrin e banorëve të komunave.

Pjesa tjetër përfituese për komunat, në shumë prej 29 milion euro, përdoren nga komunat meqë Ligji për Paga më sektorin publik nuk ka hy në fuqi e që komunat mund t’i përdorin për të gjitha nevojat e komunave përveç paga dhe shtesa.