Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK’së

03.07.2021

Sot është mbajtur Konventa e dhjetë me rradhë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë kësaj konvente, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 prej tyre ishin kundër dhe 1 abstenoi. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Kryetari […]

Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK’së Foto: Ilustrim

Sot është mbajtur Konventa e dhjetë me rradhë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjatë kësaj konvente, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 prej tyre ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë.

Ai thotë se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por me energjinë që kanë do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

“Nuk kam fjalë që t’ua shpreh ndjenjën e falënderimit dhe përgjegjësis që kam ndaj jush ku ju sapo më mveshet me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për të shkuar në rrugën e dy liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Do t’ua shpërblej me punë e më përkushtim të pandalshëm. Do të kemi shumë sfida e pengesa dhe jam i sigurt që nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh vullnetin e partisë sonë, dhe duke bazuar në këtë energji të pashtershme do të ia dalim. Na prift e mbara”, tha Krasniqi.