Memli Krasniqi: Kurti nuk është i vogël, nuk mund ta riedukoj

01.10.2021

Thotë se Kurti është politikani më i vjetër në vend dhe si i tillë “s’mund të riedukohet”. “Unë nuk e kam as detyrë e as qëllim me eduku z.Kurti se ai i vogël nuk është dhe unë besoj që nuk ka shpresë me u rieduku ose me u ndryshu z.Kurti. Ne e njohim, shtë politikani […]

Memli Krasniqi: Kurti nuk është i vogël, nuk mund ta riedukoj Foto: Ilustrim

Thotë se Kurti është politikani më i vjetër në vend dhe si i tillë “s’mund të riedukohet”.

“Unë nuk e kam as detyrë e as qëllim me eduku z.Kurti se ai i vogël nuk është dhe unë besoj që nuk ka shpresë me u rieduku ose me u ndryshu z.Kurti.

Ne e njohim, shtë politikani më i vjetër në Kosovë. Është në politikë së paku prej vitit 1997. Domethënë ka 24 vjet që merret me politikë dhe s’ka çka ndryshon ai”, tha Krasniqi në emisionin “Pressing” në T7.

“Unë z.Kurtin e di se s’mund të vlerësojmë jashtë kornizës ideologjike të cilës ai i përket dhe jam i bindur se duke mos u pajtuar aspak me ideologjinë dhe besimin e tij ideologjik por duke ia besuar të drejtën edhe ai tij edhe secilit që të besojnë edhe gabueshëm.

Jam i bindur se s’mund të ndryshojë”, theksoi Krasniqi.

“Përgjegjësia ime dhe e PDK’së para së gjithash është për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për votuesit tonë, por për qytetarët pa dallim”, shtoi i pati i PDK’së.