Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova ka marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave nga Çekia

25.08.2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se e ka marrë mbështetjen e Çekisë lidhur me liberalizimin e vizave. Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček theksova se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e […]

Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova ka marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave nga  Çekia Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se e ka marrë mbështetjen e Çekisë lidhur me liberalizimin e vizave.

Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček theksova se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Njëkohësisht i rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë-Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit.