Meliza Haradinaj i quan absurde masat e reja të Hotit, do të votoj KUNDËR

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dalë kundër propozimit për izolim të qytetarëve që kthehen nga Shqipëria,

Ajo përmes një shkrimi këto propozime i ka quajtur absurde për faktin se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës gjenden në Shqipëri dhe të izolohen 100,000 qytetarë pa asnjë bazë.

“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë” ka shkruar Stublla.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.