Me votat e VV-së, miratohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027

24.10.2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 84 deputetë, ku prej tyre vetëm 61 deputetë morën pjesë në votim, 60 vota ishin për dhe 1 abstenim. Ndonëse deputetët e opozitës ishin të pranishëm në këtë seancë, por ata nuk morën […]

Me votat e VV-së, miratohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027 Foto: Ilustrim

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 84 deputetë, ku prej tyre vetëm 61 deputetë morën pjesë në votim, 60 vota ishin për dhe 1 abstenim.

Ndonëse deputetët e opozitës ishin të pranishëm në këtë seancë, por ata nuk morën pjesë fare në votim.

Ata gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie hodhën akuza, duke thënë se kjo vetëm strategji nuk mund të quhet.

Opozita kërkoi që e njëjta të mos hidhet fare për votim dhe që të kthehet për shqyrtim edhe një herë në Komisionin për Siguri.

Pas kësaj, kryetari Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi shkon në pushim deri në orën 15:00.