Me vota unanime, Qeveria shkarkon bordin e Telekomit

19.02.2020

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të Telekomit. Ky vendim për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi” u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. “Qeveria duhet të shkarkoj menjëherë kryetarët e bordit […]

Me vota unanime, Qeveria shkarkon bordin e Telekomit Foto: Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të Telekomit.

Ky vendim për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi” u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria duhet të shkarkoj menjëherë kryetarët e bordit nëse gjen se ata i kanë shkelur detyrat fiduciare”, tha ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj, raporton Telegrafi.

Ndërsa Avdullah Hoti, si zëvendëskryeministër i Qeverisë ka kërkuar që të analizohen të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike.