Me ftesë të Bidenit, Osmani mori pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike

para 9 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin Global kundër drogave sintetike.

Me ftesë të Bidenit, Osmani mori pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike Foto: Ilustrim

Osmani është ftuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.

Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror.