Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës pas takimit që patën me datën 30.06.2020 kanë deklaruar se kanë nxjerrë disa përfundime, në mesin e tyre mbajtjen e një proteste.
Ditë më parë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në konferencë për media tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i Dick Martit dhe kjo është një e pavërtetë e madhe ku thuhet se ndodhen një shtëpi e verdhë ku janë heqje organet njerëzore. Sipas tij këto fakte nuk qëndrojnë fare dhe janë të pavërteta.
Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:
- Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,
- U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë e sidomos prokuroria në Hagë, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,
- Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,
- Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,
- Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”